WellnessAlbania
Rezidenca Olimpike, Rruga Prokop Mima, prane Kompleksit Olimpik, Tirane
+355 (0) 697009090

Related Posts

    Sorry, no posts matched your criteria.

+ (355) 69 700 9090
E Hënë - E Shtunë: 08:00 - 20:00 E Diel: Mbyllur
Title Image

Baza Ligjore

Objekti i Qendrës Mjekësisë së Punës

Objekti i Qendrës Mjekësisë së Punës bazohet në detyrimin që ka çdo subjekt për t’i ofruar çdo punonjësi shërbimin e mjekut të punës, parashikuar në ligjin nr.10237 “Për afësitë që duhet të plotësojnë punëmarrësit, personat dhe shërbimet e specializuara, që merren me çështjet e sigurisë dhe të shëndetit në punë”, neni 23, pika 1. “Çdo punëdhënës i një subjekti publik apo privat, vendas apo i huaj, është i detyruar të mbulojë me shërbim mjekësor, nëpërmjet mjekut të punës, të përshtatshëm për rreziqet që paraqet vendi i punës”.

Qendra e Mjekësisë

Një vend për të realizuar e përmbushur të gjitha nevojat e shëndetit tuaj të punës. Pavarësisht nëse keni 1 punonjës ose 10,000, Qendra e Mjekësisë së Punës mund t’ju ndihmojë të mbani punëtorët tuaj të sigurt dhe të shëndetshëm në punë. Ne ofrojmë gjithçka që ju nevojitet për të mbajtur në punë dhe të shëndetshëm forcën tuaj punëtore, nga kujdesi mjekësor që lidhet me vendin e punës dhe ekzaminimet specifike deri tek terapia fizike. Ju mund të gjeni të gjitha këto shërbime shëndetësore profesionale nën një çati, në cilindo vend ose sado larg që shoqëria Juaj ndodhet në mbarë vendin. Mjekët tanë specialistë do të jenë pranë jush për të përmbushur me përpikmëri të gjitha detyrimet mjekësore dhe ligjore në fuqi dhe çdo këshillë apo ndjekje mjekësore. Qendra e Mjekësisë së Punës është garancia për një kujdes profesional, për të gjitha nevojat tuaja shëndetësore të fuqisë punëtore.

Ligj Nr. 10237

Ligj Nr. 10237, datë 18.02.2010 “Për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë”, i ndryshuar;

VKM Nr.108, datë 09.02.2011
VKM Nr. 594, datë 01.07.2015
VKM Nr. 632, datë 15.07.2015