Lëkura është organi më i madh i trupit, prandaj kujdesi dhe mbrojtja e saj u duhet besuar vetëm profesionistëve. Me përkushtim dhe cilësi, kemi sjellë pranë jush trajtimet me inovative për kujdesin e lëkurës.
Estetika e avancuar
Estetistet tona punojnë me metodat më gjithë përfshirëse për të përmirësuar shëndetin dhe cilësinë e lëkurës të fytyrës dhe trupit tuaj.
Dermatologjia estetike:
Mjeku dermatolog, ndjek trajtimin tuaj me protokolle mjekësore, që përqendrohen tek problematikat individuale të pacientit. Trajtimet si: Peeling kimik, dermabrazioni, mesotherapia me PRP dhe lëndë të tjera ushqyese, microneedling, biorevitalizimi, trajtimi i rrudhave me botox dhe rimodelimi me filler, ndërthuren nga stafi mjekësor për të arritur standardin më të lartë në trajtimin e pacientëve tanë.