Objekti i Qendrës Mjekësisë së Punës
Objekti i Qendrës Mjekësisë së Punës bazohet në detyrimin që ka çdo subjekt për t’i ofruar çdo punonjësi shërbimin e mjekut të punës, parashikuar në ligjin nr.10237 “Për afësitë që duhet të plotësojnë punëmarrësit, personat dhe shërbimet e specializuara, që merren me çështjet e sigurisë dhe të shëndetit në punë”, neni 23, pika 1. “Çdo punëdhënës i një subjekti publik apo privat, vendas apo i huaj, është i detyruar të mbulojë me shërbim mjekësor, nëpërmjet mjekut të punës, të përshtatshëm për rreziqet që paraqet vendi i punës”.
Promovimin dhe mirëmbajtjen
Promovimin dhe mirëmbajtjen në nivel të lartë të mirëqënies fizike, mendore dhe sociale të punonjësve në të gjitha profesionet.
Parandalimin e sëmundjeve
Parandalimin e sëmundjeve që vijnë si pasojë e kushteve të punës.
Mbrojtjen e punëtorëve
Mbrojtjen e punëtorëve nga rreziqet që rrjedhin nga faktore të dëmshëm për shëndetin.