Qendra e Mjekësisë së Punës
Ne jemi qendra e parë mjekësore në të gjithë Shqipërinë, që merret ekskluzivisht me mjekësinë e punës, duke realizuar shërbime profesionale pranë klientëve tanë.
Ne jemi qendra e parë mjekësore në të gjithë Shqipërinë, që merret ekskluzivisht me mjekësinë e punës, duke realizuar shërbime profesionale pranë klientëve tanë.
Nga Qendra e Mjekësisë së Punës sh.p.k. ofrohen shërbimet, që kanë të bëjnë me shëndetin dhe sigurinë në punë, si më poshtë:
Kontrollin mjekësor bazë; Ekzaminimet individuale;
Plotësimin e “Deklaratës për pajtimin e gjendjes shëndetësore të personit me punën që kryhet”, në përfundim të vizitës mjekësore profesionale, ku tregohet shkalla e pajtimit të gjendjes shëndetësore të punemarrësit me punën që do të kryhet, si dhe shënime dhe rekomandime të posaçme për punëdhënësin;O Përcakton llojin e ekzaminimit mjekësor profesional që do të kryhet;
Referon që një punëmarrës duhet të kryejë ekzaminime mjekësore profesionale shtesë.
Gjatë çdo vizite mjekësore profesionale, mjeku i punës kërkon, nëse e gjykon të nevojshme, informacion shtesë nga mjeku i familjes së punëmarrësit, që i nënshtrohet ekzaminimit mjekësor profesional, me qëllim plotësimin e informacionit në “Raportin e kontrollit shëndetësor në punë”.
Nëse rezultatet e marra nga ekzaminimi mjekësor profesional nuk janë të mjaftueshme për të përcaktuar përshtatjen e gjendjes shendetësore të punëmarrësit me punën që do të kryhet, mjeku i punës e dërgon punëmarrësin te mjekët e tjerë specialiste, për kryerjen e vizitës mjekësore profesionale.
Nëse gjatë ekzaminimit mjekësor profesional në punë diagnostikohet një sëmundje që nuk lidhet me punën dhe që nuk është diagnostikuar apo trajtuar më parë, mjeku i punës e referon punëmarrësin për ndjekje të mëtejshme nga mjeku i familjes. Diagnoza e re dhe rezultatet e ekzaminimeve të kryera dokumentohen dhe ruhen nga mjeku i punës;
Mjeku i punës rekomandon në kartelën e shëndetit në punë përdorimin e detyrueshëm të mjeteve kolektive e individuale të mbrojtjes, si dhe masa të posaçme për mbrojtjen e shëndetit të punëmarrësit në vendin e punës. Nëse deklarohet se gjendja shëndetësore e një punëmarrësi nuk përshtatet me punën që do të kryhet, mjeku i punës vepron, si më poshtë vijon:
a) Përshkruan trajtimin mjekësor, jep rekomandime per riaftësimin dhe ndjekjen në vazhdimësi, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për aksidentet në punë dhe mjekësisë së punës, duke zbatuar sistemin e referimit të kujdesit shëndetësor në punë;
b) Nëse është e nevojshme, dërgon punëmarrësin për kontroll te mjeku i familjes/ mjeku tjetër specialist për trajtim jashtë institucionit, sipas sistemit të referimit të kujdesit shëndetësor.
Rekomandon masat e nevojshme për mbrojtjen në punë.
Rekomandon kohën e duhur për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore shtesë pas përfundimit të një trajtimi, me qëllim vlerësimin nëse problemet shëndetësore, të shkaktuara nga faktorët e dëmshem të mjedisit të punës apo problemet shëndetësore, të cilat kanë shkaktuar një aksident ose sëmundje profesionale, janë eliminuar dhe gjendja shëndetësore e punëmarrësit përshtatet me punën që do të kryhet.
Punëmarrësit, që janë të ekspozuar ose kanë qënë të ekspozuar ndaj faktorëve të riskut në vendin e punës dhe dyshohen për një sëmundje profesionale, mund të kërkojnë një kontroll të specializuar të shëndetit në punë nga mjeku i punës/mjeku i sëmundjeve profesionale ose nga mjekë specialistë të tjerë, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për këtë çështje.
Kartelizimi I punonjesve
Perpilimi I dokumentit vleresuses te riskut
Detyrat e mjekut te kompanise
Shërbimi i mjekut te punës
Kontrollin mjekësor bazë
Përcakton llojin e ekzaminimit mjekësor profesional që do të kryhet
Plotësimin e “Deklaratës për pajtimin e gjendjes shëndetësore të personit me punën
që kryhet” në përfundim të vizitës mjekësore profesionale, ku tregohet shkalla e pajtimit të gjendjes shëndetësore të punëmarrësit. me punën që do të kryhet, si dhe shënime dhe rekomandime të posaçme për punëdhënësin
Referon
n.q.s një punëmarrës duhet të kryejë ekzaminime mjekësore profesionale shtesë
Rekomandon masat e nevojshme për mbrojtjen në punë
QMP ofron një gamë të gjerë ekzaminimesh si më poshtë:
Ekzaminimet
Grafi pulmoni, kolonë vertebrale, artikulacionesh
Analiza gjaku klinike, biokimike, hormonale, imunologjike etj
Eko abdominale, gjinekologjike, gjiri, thyroide et
Ekg, konsultë kardiologu
Audiometri dhe konsultë ORL
Konsultë okulisti
Konsultë ortopedi
Konsultë neurologu
Fizioterapi etj
Qendra e Mjekësisë së Punës ofron gjithashtu dhe bërjen e CHECK-UP në vendin e punës, sado larg të jetë, me anë të një klinike lëvizëse e cila përmban:
Kryerja e check up ON SITE
Aparat grafie digjital
Të gjitha mjetet e nevojshme për marrjen e kampioneve të gjakut për analiza të ndryshme
Aparat ekografie
Aparat elektrokardiografie dhe EKG
Aparat Audiometrie
Pajisje okulistike
Spirometri