Detyra e nje mjeku sportiv përfshin diagnostikimin dhe menaxhimin e demtimeve akute apo kronike muskuloskeletike dhe sëmundjeve që ndikojnë në performancën fizike dhe stilin e jetës.
Patologjite me te zakonshme mund të përfshijnë:
• Demtimet akute apo mbingarkesa (ndrydhje, tendosje, fraktura, tendonitis) • Demtime kronike muskuloskeletike (demtimet kronike të muskujve, osteoartriti etj) • Kontuzionet dhe menaxhimi i tyre. • Vlerësimet fizike para pjesëmarrjeve ne gara për të siguruar stabilitet dhe siguri. • Vleresimin për rikthimin në lojë te nje atleti pas nje demtimi apo semundje. • Ndjekjen mjeksore per sportistet me sëmundje kronike ose akute (të tilla si mono, astma, hipertensioni ose diabeti)
Pas vendosjes se një diagnozë, ne do të rekomandojmë një plan trajtimi. Kjo mund të përfshijë:
• Rehabilitimi fizik (fizioterapi, kiropraktikë, terapi masazhi, osteopati) • Medikamente për të menaxhuar simptomat • imobilizime apo kineziotape • Këshillim për ushtrime dhe performancë • Injeksione kortikosteroide (kortizonike) për të lehtësuar dhimbjen dhe inflamacionin • Injeksione të acidit hialuronik, i njohur gjithashtu si hialuronat, ky është një komponent thelbësor i lëngut normal të kyçeve,i cili është prodhuar në mënyrë sintetike dhe mund të injektohet lehtësisht në pothuajse çdo nyje osteoartritike për të plotësuar lëngun sinovial ekzistues. Kjo siguron lehtësim të pjesshëm të dhimbjes për 6 deri në 12 muaj në rreth 80% të artikulacioneve me osteoartrit të lehte deri në mesatar.